Inovacionet e TKI-së në arsim në RM

македонски

Inovacionet në çdo shoqëri, e poashtu edhe në shoqërinë tonë, janë segmente rreth të cilave inicohet zhvillimi dhe progresi, dhe nëse me këtë ndërlidhen inovacionet në arsim si pjesë e shtyllave kryesore të çdo shoqërie, është e pashmangshme që pritjet të jenë të mëdha.

Në Republikën e Maqedonisë janë bërë shumë hulumtime, ndërsa këtu do ta potencoja Strategjinë nacionale për arsim (për periudhën 2005-2015), e cila shfrytëzon një analizë të gjerë të gjendjeve ekzistuese te ne. Në dekadën e parë të shekullit të 21-të, Maqedonia bëri hapa përpara duke pasur si vizion implementimin e inovacioneve të TKI-së në arsim.

E para, nëpërmjet projekteve të veta (ose duke i ndihmuar ato) organizata me renome USAID:

  • Për arsim në TKI (shembull për këtë është projekti pilot në vitin 2004 në shkollën e mesme R. J. Korçagin, me të cilin u mundësua instalimi dhe përdorimi i laboratorit kompjuterik me lidhje të shpejtë dhe pa tel të internetit),
  • projekti për e-arsim, me ç’rast, brenda disa viteve, për TKI u trajnuan mbi 10.000 kuadro arsimore në RM
  • pastaj, aktivitete dhe ndihmë në pjesën e projektit“Maqedonia vendi i parë me lidhje pa tel në botë”.  
  • duke arritur deri te projekti më i ri i USAID-it për arsim me eqasje dhe inkluzivitet të nxënësve dhe të studentëve me hendikep, në proceset e rregullta arsimore në RM;

E dyta nëpërmjet aktiviteteve të Qeverisë së RM-së, duke e realizuar projektin shumë të suksesshëm “Kompjuter për çdo nxënës”, Maqedonia hyri në botën e inovacioneve të TKI-së dhe mund të krenohet si lider i rajonit në këtë fushë.

Cila është gjendja momentale?

Arsimtarët (së paku ata që u kontaktuan, një arsimtare nga SHFK “Joakim Kërçoski” dhe një profesoreshë nga shkolla e mesme “Braqa Milladinovci”), si dhe komentet e pjesëmarrësve dhe të panelistëve të konferencës së paradokohshme të suksesshme që u organizua nga Fondacioni Metamorfozis, e pranojnë nevojën për inovacione të TKI-së, të cilat do të kontribuonin edhe për tejkalimin e qasjes mekanike ndaj planifikimit të mësimit, ndërsa përcjellja e rregullt dhe me kohë e këtij procesi nëpërmjet aplikacionit “е-dnevnik” është risi në këtë drejtim.

Gjithsesi matjet janë treguesi më i mirë për atë se ku kemi qenë, ku jemi dhe ku dëshirojmë të arrijmë në këtë drejtim. Qëllimi i vetëm është të prezantohen informatat në këtë analizë në formë të blogut, me dozë të kualitetit dhe të objektivitetit (gjithsesi edhe të relativitetit). Prandaj, realizova një mini anketë në internet si dhe një intervistë me zëvendës-drejtorin e një shkolle të mesme në nivel të qytetit të Shkupit për këtë temë. Rezultatet nga hulumtimi im janë pothuajse identike, në parim, kuadri arsimor dhe nxënësit janë të kënaqur nga zbatimi i inovacioneve të TKI-së në arsim, por gjithsesi potencojnë se ekzistojnë edhe vështirësi.

Në pyetjen se a janë këto inovacione në drejtim të përvetësimit të programeve të caktuara mësimore, pothuajse të gjithë (së paku në bazë të përgjigjeve) janë të bashkuar, se inovacionet e TKI-së ndihmuan në masë të madhe, por se nevojitet azhurnim i softuerit, si dhe zbatim i trajnimeve të avancuara, gjegjësisht të mos mbeten vetëm trajnimet bazike. Prandaj, një pjesë e shkollave, nëpërmjet iniciativave vetjake dhe në kuadër të mundësive të tyre, kanë organizuar trajnime plotësuese të kuadrit të tyre, më shpesh duke i angazhuar profesorët e informatikës si ligjërues.

Ndoshta interes më të madh shkaktoi pyetja për inkluzivitet më të madh të nxënësve dhe të kuadrit arsimor në përgatitjen e veglave plotësuese dhe atyre të reja softuerike (nëpërmjet ideve të tyre), me ç’rast konstatimi i përgjithshëm i të gjithë atyre që u kontaktuan është se ata, si palë të interesuara (njëkohësisht edhe si bartës relevantë dhe zbatues të proceseve), janë të motivuar ta japin kontributin e tyre dhe gjithsesi ata përkrahin inkluzivitet të tyre më të madh.

Si mundësi e re janë edhe projektet e përbashkëta të shkollave të RM-së me shkollat e vendeve fqinje, me ç’rast kuadri arsimor do të bashkëpunojë më tepër, ndërsa nxënësit nëpërmjet punimeve të përbashkëta do të ofrojnë kualitet dhe do ta zhvillojnë kreativitetin e tyre, dhe e gjithë kjo me qëllim që të arrihet zhvillim i qëndrueshëm i arsimit në RM dhe në rajon.

Konstatimi do të ishte se edhe pse është bërë shumë punë, megjithatë, sfidat janë para të gjithë neve.

Напишете коментар

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *