Analfabetizmi – akoma problem?!

Analfabetizmin te njerëzit e vërejmë për çdo ditë dhe çdokund, madje edhe në vendet publike, gabohet në shkruarjen e shkronjës së madhe, te shenjat e pikësimit, në shkruarjen dhe shqiptimin e fjalëve joletrare. Konstatim i rregullt ndërmjet njerëzve është se ka analfabetizëm, por askush nuk e pranon se bën pjesë në këtë grup.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë nga regjistrimi i vitit 2002, në Republikën e Maqedonisë, 4% e popullatës nuk e ka të kryer arsimin fillor, si edhe 14% të tjerë kanë arsim të pakompletuar fillor. Por, kjo nuk do të thotë asgjë, për shkak se nëse bëhet fjalë për njohuri elementare, një numër i madh i atyre që nuk e kanë përfunduar arsimin fillor mund të dijnë të nënshkruhen dhe t’i përdorin operacionet kryesore matematikore.

Nga ana tjetër, gjithnjë e më të shpeshta janë rastet e nxënësve që e përfundojnë edhe shkollën e mesme, por akoma nuk dijnë as të nënshkruhen si duhet, e as nuk dijnë të bëjnë llogaritje. Kjo dukuri është ajo që është problematike dhe që askund nuk regjistrohet për shkak se të gjithë nxënësit sot duhet ta kryejnë shkollën fillore, e madje edhe shkollën e mesme, të cilat janë të detyrueshme. Askush nuk e shqyrton problemin, që një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve mbeten analfabetë elementarë edhe përkundër asaj se e përfundojnë shkollën fillre, e madje edhe shkollën e mesme.

Bisedova me disa prindër, arsimtarë dhe pedagogë për këtë problem. Për fat të keq, për dallim nga problemet e tjera në arsim, për këtë kishte interes më të vogël, rrallë kush tha diçka, dhe zakonisht janë të përmbajtur.

Dikush nga prindërit thotë se problemi është vetëm te shkollat, disa të tjerë janë të dëshpëruar me sistemin shoqëror i cilin i favorizon njerëz analfabetë, të cilët pastaj në jetë gjinden më mirë se sa ata që janë të shkolluar.

Toni S., prind nga Shkupi pyetet se sa janë prindërit fajtorë për analfabetizmin e fëmijëve të tyre: ”Ndoshta jemi një gjeneratë e pafat që e ka parë se arsimi nuk na ka ndihmuar shumë në jetë, e tani mendojmë se fëmijëve tanë nuk do t’u duhet ai. Nuk jam i sigurt nëse gabuam, dhe i lamë fëmijët tanë analfabetë” – thotë ky prind.

Një profesoreshë e gjuhës maqedonase nga një shkollë e mesme në Prilep, në fillim të vitit të parë, nxënësve u ka dhënë për detyrë ta shkruajnë alfabetin. Prej 31 nxënësve, vetëm 14 e kanë shkruar saktë. Kjo, sipas saj, tregon se nxënësit vijnë në shkollë të mesme, e akoma nuk dijnë të shkruajnë dhe të lexojnë mirë.

Një profesoreshë në një shkollë të mesme në Shkup, thotë se arsyet për këtë dukuri qëndrojnë te mosndëshkimi i nxënësit, sepse ”asnjë fëmijë nuk e ka humbur vitin për shkak të analfabetizmit, askush nuk ka mbetur pa u regjistruar në shkollë të mesme ose në fakultet, asnjë i rritur i punësuar (në cilin do qoftë sektor, veçanërisht në media dhe në vende ku patjetër duhet të përdoret shkrimi dhe leximi letrar) nuk është ndëshkuar për shkak të gabimeve që janë rezultat i analfabetizmit”.

Profesoresha Marija nga Velesi, konsideron se nxënësit sot ”nuk lexojnë libra, nuk blejnë libra, nuk bisedojnë për libra. Tepër përdoren kompjuterët dhe tastierat. Ka nxënës të cilët shkronjën ј e shkruajnë pa pikë, shkronjat q dhe gj pothuajse edhe nuk përdoren. Kisha tre nxënës të cilët shkruanin lj në vend të shkronjë cirilike ‘љthotë ajo.

Arsimtarët e tjerë të gjuhës maqedonase me të cilët bisedova, shpesh ankohen për programin joadekuat, prandaj disa prej tyre kërkojnë t’i kushtohet më tepër vëmendje gramatikës se sa kulturës mediatike; të tjerët thonë se duhet t’i kushtohet më tepër kujdes drejtshkrimit, por të gjithë pajtohen se nxënësit gjithnjë e më pak lexojnë, më dobët shprehen me gojë dhe me shkrim, bëjnë gjithnjë e më tepër gabime gjuhësore.

Me arsimtaret e gjuhës maqedonase të shkollës sime u përpoqëm ta verifikojmë këtë dukuri. Realizuam një diktim të shkurtër. Prej 36 nxënësve të klasës së tetë, asnjë nxënës nuk e shkroi tekstin pa asnjë gabim, ndërsa numri më i madh i nxënësve, në vetëm dhjetë fjali bënë më shumë se dhjetë gabime. Rrallë kush e di se ku shkruhen thonjëzat, shkronjat e mëdha janë në vende të gabuara, e bile edhe shkronjën e parë të fjalisë dijnë ta bëjnë të vogël; Liqeni i Ohrit (“Охридско Езеро”) më shpesh shkruhet si “Охрицко езеро” etj. Më poshtë janë edhe disa fotografi nga diktimet që ishin ndër më të këqijat. Përpiquni t’i lexoni.

Диктат 1.

Диктат 1.

Диктат 2.

Диктат 2.

Диктат 3

Диктат 3

Диктат 4.

Диктат 4.

Диктат 5.

Диктат 5.

Диктат 6.

Диктат 6.

Pse askush nuk e hulumton këtë problem dhe çfarë metodologjie duhet të përdoret që të hulumtohet ai?

Pse paraqitet një problem i këtillë dhe pse një numër i caktuar fëmijësh mbeten analfabetë. A janë në pyetje planet dhe programet e ngarkuara arsimore, pamundësia për përsëritje të klasës nga nxënësit deri në klasën e 6-të, të mësuarit e pamjaftueshëm ose joadekuat, programet e papërshtatshme për këta fëmijë, mësimi joadekuat i gjuhës amtare, programi joadekuat për shkrim dhe lexim fillestar, trajtimi joadekuat i fëmijëve që kanë vështirësi gjatë të mësuarit nga ana e institucioneve?

Cilat masa të ndërmerren që të zvogëlohet analfabetizmi?

Vazhdon…

 

Напишете коментар

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *